Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM transporton njerëz në Shkup me autobus (Foto)

Autobusë me të punësuar në adiministratë vazhdimisht arrijnë në Shkup dhe shkarkohen para Gjykatës themelore Shkupi 1, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftoi A1on mbrëmë, organizohet protestë kundër vendimit të caktuar për paraburgim të kryetarit të komunës së Manastirit, Vlladimir Taleskit, ku një ditë më herët OBRM-PDUKM tha se LSDM kryen presion mbi gjyqin.

Të punësuarit në administratë përcjellin mesazhin deri te mediumet por edhe me urdhër gojor se kush u dha të vijnë në Shkup.

‘Nesër në Shkup, ora 10:30 duhet të jemi në Shkup. Të punësuarit do të jenë të liruar nga udhëheqësit e tyre pas kërkesës së tyre-Nëse keni probleme shkruani’, ishte një nga mesazhet ku mbrëmë iu dërgua një të punësuarit në administratë.

Ata thonë se aspak nuk duan të vijnë në Shkup, as edhe të protestojnë, por janë të detyruar. /Telegrafi/

 

Exit mobile version