Telegrafi

OBRM-PDUKM thotë se Zaevi po lufton për karrige

OBRM-PDUKM akuzon LSDM-në se me refuzimin e takimit të liderëve ku duhet të diskutohet për datën e zgjedhjeve, është qasje jokorrekte ndaj çështjeve më të rëndësishme shtetërore.

“LSDM dhe Kosta Petrov kanë qasje jokorrekte ndaj çështjeve më të rëndësishme shtetërore. Askush nga OBRM-PDUKM nuk përmendi zgjedhje të shpejta, kurse ata vazhdojnë t’i interpretojnë çështjet si ata duan. Këtë e quajmë dyfytyrësi”, shprehen nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, në njërën anë brifojnë datë për zgjedhje dhe nisin nisma thirrje të Kuvendit duke luftuar për karrigen e Zaevit ndërsa në anën tjetër thonë se po kujdesen për shëndetin e qytetarëve.

“Për OBRM-PDUKM-në prioritet nuk janë zgjedhjet por shëndeti i qytetarëve dhe ekonomia. Zaev është ai që vendos karrigen apra shëndetit të qytetarëve”, shprehen nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/