Marija Andonovska nga OBRM-PDUKM në konferencë për shtyp tha se “ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe për mandatin e tij do të mbahet mend për tenderët e dyshuar dhe skandalet”.
Ajo tha se ministri Filipçe ka pranuar shpërbërjen e insulinës me afat për përdori, njofton Telegrafi Maqedoni.
Andonovska deklaroi se Prokuroria njoftoi për skandalin dhe se “po ndërmerren veprime për kontrollimin e prejardhjes së ilaçit dhe procedurës për shpërbërjen e insulinës”.
“Kaluan dy muaj që nga publikimi i rastit, por nuk ka asgjë nga institucionet. Heshtje në Prokurori. Prandaj edhe pyesim, nëse Prokuroria ka ndërmarrë ndonjë veprim në lidhje me këtë rast? Nëse nuk ka marrë, cila është arsyeja e mbajtjes së lëndës sirtar”, thotë Andonovska nga OBRM-PDUKM.
Ajo shtoi se hetimi për shpërbërjen e insulinës nuk duhet të përfundojë dhe se populli e sheh se në vend të luftimit të krimit, prioritet i Prokurorisë është përmbushja e porosive politike të Zaevit./Telegrafi/