Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM thotë se nuk do ta pengojë punën e Kuvendit

Pas dorëzimit të iniciativës me 67 nënshkrime nga ana e LSDM-së për rinisjen e punës së seancës konstituive të Kuvendit të Maqedonisë, janë prononcuar edhe nga OBRM-PDUKM-ja e Nikolla Gruevskit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Nga OBRM-PDUKM thonë se nuk do të pengojnë punën e Kuvendit por vetëm krejt duhet të shkojë sipas rregullores së punës ku së pari duhet të zgjidhet komisioni për zgjedhje dhe emërime.

Në këtë komision anëtarë duhet të kenë: LSDM dhe OBRM-PDUKM duhet të kenë nga 5 anëtarë, BDI duhet të ketë 2 ndërsa Lvëvizja Besa duhet të ketë 1 deputet. /Telegrafi/

Exit mobile version