Telegrafi

OBRM-PDUKM thotë se LSDM për reklamë paguan mbi një milion euro për dy javë

Vladimir Nelkovski nga radhët e OBRM-PDUKM-së nëpërmjet një konference për shtyp tha se “të vetëdijshëm për dështimin e tyre nisi me fushatë të shtrenjtë për t’i manipuluar qytetarët”.

Sipas tij, në kohën kur shteti po fundoset dhe po hyn në borxhe, kur qytetarët mezi po ia kalojnë LSDM për fushatën paguan reklamë mbi një milion euro për dy javë, apo nga 10 deri 23 dhjetor, njofotn Telegrafi Maqedoni.

“Pyetja kryesore është se nga ku ka LSDM mbi një milion euro të paguajnë për reklamim”, tha Nelkovski duke pyetur nëse janë këto para nga çanta ‘Louis Vuiton’ nga afera ‘Haraçi’.

Ai tha se nëse merret parasysh se LSDM gjatë viti merr rreth 900.000 euro përmes financimit shtetëror të partive si mund të shpenzohen mbi një milionë euro vetëm për këtë fushatë.

“LSDM mesatarisht çdo ditë nga 10 dhjetori deri 23 dhjetor ka shpenzuar 100.000 euro. Është dyfytyrësi që LSDM të flasë për parti të pasura, kur vet po e dëshmojnë se janë partia më e pasur në rajon që shpenzon 100.000 euro në ditë për reklamim”, thotë Nilovski.

Sipas tij, po bëhet e ditur ku përfundojnë tenderët e dyshimtë dhe se LSDM po tenton të blejë mediat për të kryer manipulim te qytetarët.

“Maqedonia po fundoset në çdo fushë dhe për këtë shkak LSDM shpenzon shuma milionëshe për të shtrembëruar realitetin. Përgjegjësi do të ketë për secilin pas zgjedhjeve”, tha Nilkovski/