Telegrafi

OBRM-PDUKM thotë se hetimi për rastin ‘Haraçi’ është farsë

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski në konferencë për shtyp deklaroi se hetimi për aferën ‘Haraçi’ është farsë.

Për OBRM-PDUKM-në është kontestuese që Janeva në Prokurori ka ardhë me avoaktin Stevan Pavleski, i cili është avokat i biznesmenit Cvetan Pandelleski në lëndën ‘Perandoria’ të PSP-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Nëse katica Jeneva dëshironte t’i ndihmonte hetimit do të shkonte vet, do të bashkëpunonte dhe do të deklaronte gjithçka që din për porositësit e këtyre haraçeve. Për këtë nuk i duhet avokat”, tha Arsovski.

Ndryshe, sot Katica Jeva mbi katër orë u morr në pyetje për rastin ‘Haraçi’. Pas marrjes në pyetje ajo tha se nuk ndjehet fajtore dhe se të gjithë mëdyshjet do të sqarohen kur lënda do të shkojë në gjykatën./Telegrafi/