Përmes një kumtese dërguar mediave, OBRM-PDUKM-ja e dënon ashpër tentimin për vrasjen e Nikolla Todorovit, ish-ministër dhe ish-deputet nga radhët e kësaj partie politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo parti deklaron se i ka paralajmëruar pasojat e dhunës që, sipas tyre, e promovon LSDM-ja dhe OJQ-të e afërta me këtë parti, siç thonë, satelitë sorosian.
OBRM-ja konsideron se LSDM-ja dhe Zaevi e kanë përgatitur një kohë të gjatë terenin për akte të këtilla monstruoze, duke drejtuar gishtin edhe kah MPB-ja, që sipas tyre, heshtë për vendosjen edhe të bombës në shtëpinë e deputetit Antonio Milloshoski./Telegrafi/