Telegrafi

OBRM-PDUKM: Tekstet shkollore do t’i shkruajnë grekët

“Nxënësit në të ardhmen do të mësojnë histori të shkruar nga shkencëtarë grek edhe atë me fajin e Zoran Zaevit dhe LSDM-së”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sipas tyre, me marrëveshjen për emrin ndalohet përdorimi i diellit maqedonas, toponimet maqedonase duhet të nderohen me ato greke, ndërsa gjithashtu duhet të bëhet edhe revidimi i librave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Zoran Zaev dhe Nikolla Dimitrov me këtë marrëveshje duan që me stilograf të fshijnë kombin maqedonas, historinë e tyre, trashëgiminë kulturore dhe shtetësinë e tyre”, tha sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Igor Janushev./Telegrafi/