Kryetari i grupit kuvendar të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski tha se për partinë e tij është e papranueshëm një ligj i tillë dhe se do të votojnë kundër.
“Nuk erdhëm në seancë plenare në mënyrë që dëshiruam dhe bëmë thirrje. Që nga fillimi kërkuan konsensus shtetërore për këtë çështje, dhe jo vendim qeveritar dhe koalicioni të partive në pushtet për mënyrën, përkatësisht për formën e zbatimit të regjistrimit të popullsisë. Lëshuat mundësinë që që nga fillimi të jepet legalitet dhe legjitimit, përkatësisht besim të një operacioni statistikor”, tha Micevski.
Sipas tij, OBRM-PDUKM ka shprehur dëshirë që të merr pjesë në proces dhe për këtë shkak grupi kuvendar ka propozuar 26 amendamente që kanë qenë në pajtim me rregullat dhe rekomandimet e Kuvendit Evropian, Kombet e Bashkuara dhe Eurostat, por jo edhe për shumicën.
Ai shtoi se Qeveria nuk ka pranuar edhe propozimin tyre që regjistrimi të bëhet me “fingerprint”.
“Regjistrimi duhet të jetë operacion statistikor që duhet të jepen numra për popullatën rezidente, dhe jo numrin e shtetasve. Nuk është definicioni për vendbanimin e përhershëm që duhet të jetë në çdo ligj për regjistrim”, tha Micevski./Telegrafi/