Telegrafi

OBRM-PDUKM: Do të vazhdojmë me protesta deri sa të lirohen patriotët e sinqertë

Partia opozitare maqedonase akuzon partinë në pushtet për revanshizëm klasik partiak dhe presion politik. Nga OBRM-PDUKM thonë se LSDM keqpërdor gjyqësorin për krijimin e akuzave të pabaza për terrorizëm për patriotët e sinqertë.

“Gjitha institucionet janë vendosur nën këpucë partiake dhe në funksion të revanshizmit partiak. Institucionet në vend se të zbatojnë ligjin, zbatojnë urdhërat partiake. Gjyqësori partiak kryen goditje mbi patriotët maqedonas, të cilët i thanë jo “Platformës së Tiranës”. Ligjet janë degraduar, ndërsa shteti i së drejtës nuk ekziston”, thonë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga kjo parti shtojnë se edhe gjatë ditës së sotme do të vazhdojnë me protesta dhe do të bllokojnë rrugët në Shkup.

OBRM-PDUKM sot do prej orës 15:00 deri 17:00 do të bllokojë këto rrugë: udhëkryqin tek Mavrovasja, udhëkryqin mes rrugëve “Vasil Çakallarov” dhe “Angel Dinev” në Karposh dhe udhëkryqin tek “Rampa” në Kisella Voda.

Më pas kjo parti do të organizojë protesta para Gjykatës Themelore Shkupi 1 me fillim në orën 18:00./Telegrafi/