OBRM-PDUKM përmes koordinatorit të grupit parlamentar, Nikolla Micevski, thonë se do të tërheqin amendamentet e paraqitura në ligjin për shtetësinë.
Në të njëjtën kohë, ata kërkuan që partitë opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa të tërheqë të gjitha amendamentet e paraqitura në paketën e pestë ekonomike të masave.
“Për shkak të pazareve të Zaevit dhe LSDM-së dhe hipokrizisë së tyre, qytetarët mbetën pa mbështetje”, tha koordinatori i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së, Micevski./Telegrafi/