Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Të sqarohet Komisioni Evropian për deklarimet rreth Maqedonisë

OBRM-PDUKM-ja vazhdon që të përballet me bashkësinë ndërkombëtare. Pas kërkesës publike dërguar ambasadës amerikane në Shkup për sqarime rreth deklarimeve të tyre, kjo parti kërkon sqarime nga Komisioni Evropian, gjithashtu për deklarimet e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

OBRM-ja kërkon sqarime nga KE-ja se në bazë të çfarë pjese të Kushtetutës së Maqedonisë, BE-ja pret që kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov, të caktojë lider për formimin e një ”qeverie sa më të gjërë”.

OBRM-ja e pyet BE-në nëse gjatë formimit të qeverive të shteteve anëtare dhe shteteve kandidate, publikisht bën thirrje për formimin e një ”qeverie sa më të gjërë”, ose kjo mund të jetë vetëm për Maqedoninë./Telegrafi/

Exit mobile version