Telegrafi

OBRM-PDUKM: Të rinjtë janë viktima më e madhe e gënjeshtrave të LSDM-së

Nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM sot deklarojnë se të rinjtë janë viktima më e madhe e gënjeshtrave. LSDM premtoi investime në arsim, përmirësimin e standartit jetësor të studentëve, grante për të rinj, të cilën asnjërën prej këtyre nuk e kanë realizuar thonë nga OBRM-PDUKM.

“Garancioni i rinisë me të cilën lavdëroheshe LSDM është gënjeshtra më e madhe drejtuar rinisë. LSDM të rinjve u premtoi punësim, praktik apo trajnim në katër muajt e parë pas mbarimit të shkollës së tyre, por shikojmë se asgjë nga këto nuk është realizuar.

Në BE nuk shkohet me krim dhe korrupsion. Dëshmi është grantet e Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik në vend që tek të rinjtë ato përfunduan tek funksionarët e partisë nga qeveria”.

Nga OBRM-PDUKM gjithashtu thonë se që kur është në qeveri LSDM ikja e të rinjve është rritur. Sipas atyre LSDM nuk ka kapacitet dhe plan për përmirësimin e jetës së të rinjve dhe t’i mbajë në vend. /Telegrafi/