Telegrafi

OBRM-PDUKM do të protestojë në Shkup, Manastir, Strumicë, Tetovë dhe Kumanovë

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM gjatë ditës së nesërme në ora 19:00 paralajmëroi protesta para objektit të Qeverisë, ndërsa protesta do tëketë edhe në Manastir, Strumicë, Tetovë dhe Kumanovë.

Në njoftimin e OBRM-PDUKM-së thuhet se Qeveria duhet të ndërmerr vendime të nevojshme, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Qeveria e LSDM-së vazhdon me politikën e papërgjegjshme në raport me ndotjen e ajrit. Ndotja e ajrit dhe kulmin e pandemisë vret, ndërsa Qeveria thotë se është mjegull. Për shkak të paaftësisë së Qeverisë që udhëhiqet nga Zaev, jeta e qytetarëve është vënë në rrezik”, thonë nga kjo parti.

OBRM-PDUKM shton se për shkak të ndotjes së ajrit gratë shtatzëna dhe të sëmurët kronik duhet të lirohen nga puna si në sektorin privat ashtu edhe në sektorin shtetëror./Telegrafi/