Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Do të propozojmë ligj të ri për PSP-në

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase thuhet se “LSDM bie. Pushteti është i frikësuar dhe për këtë arsye bën trysni dhe kërcënime”.

“Zaev është në rrugën që ta rrezikojë ardhmërinë e shtetit. Ky pushtet nuk ka kapacitet të zbatojë reforma, dhe për këtë shkak nuk kanë filluar bisedimet me BE-në”, thonë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas kësaj partie, Zoran Zaev gjithçka që ka premtuar ka gënjyer dhe se edhe pse ka premtuar fshesë, vetëm Tevdovski nuk është.

Lexo po ashtu Mickoski: OBRM-PDUKM do të propozojë Ligj të ri për prokurorinë publike

“Qytetarët nuk panë asgjë pozitive nga kjo Qeveri. Bujqit hedhin prodhimin e tyre, arsimi është degraduar, shëndetësia është e shkatërruar së bashku me sistemin juridik”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se do të propozojnë ligj të ri për PSP-në sipas të drejtës evropiane dhe rekomandimeve të Gjykatës evropiane të drejtësisë dhe se institucionet juridike nuk duhet të përdoren për ballafaqime politike.

“OBRM-PDUKM do ta kthejë shtetin e së drejtës dhe sundimin e së drejtës. Pas fitores në zgjedhje do të fillojë çlirimi i Maqedonisë nga ky regjim”, thuhet në fund të kumtesës së kësaj partie./Telegrafi/

Exit mobile version