Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Do të pengojmë ndryshimet kushtetuese dhe bullgarizimin e vendit

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka vazhduar me kundërshtimin e propozimit francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë.

Nga kjo parti thonë se “populli i thotë JO bullgarizimit, dhe se ata do të pengojnë ndryshimet kushtetuese dhe me këtë edhe asimilimin e popullit”.

“Kovaçevski dërgon njoftime në Kuvend. Ajo që i bën deputetët e LSDM-së të votojnë sot janë informacione të zakonshme. LSDM nuk e ka shumicën për të ndryshuar Kushtetutën dhe për të bullgarizuar vendin. OBRM-PDUKM është pengesë për ndryshimin e Kushtetutës dhe nuk do të mbështesë asgjë që dëmton interesat kombëtare të Maqedonisë. Me votën e sotme, Kovaçevski vetëm konfirmon se është i gatshëm për çdo gjë, vetëm për pushtet”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga kjo parti vazhduan me thirrje për të dalë në protesta, të cilat për sot janë paralajmëruar në mesditë./Telegrafi/

Exit mobile version