Telegrafi

OBRM-PDUKM do të parashtrojë kallëzim penal ndaj ministrit Filipçe për shkak të coronavirusit

Përfaqësuesja e OBRM-PDUKM-së, Dafina Stojanoska në konferencë për shtyp deklaroi se “ministri Venko Filipçe me sjelljen e tij në lidhje me coronavirusin, bëri disa lëshime që rrezikoi shëndetin e qytetarëve dhe për këtë shkak OBRM-PDUKM do të parashtrojë kallëzim penal”.

Sipas saj është e nevojshme përgjegjësi dhe dorëheqje, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Reagimi i vonshëm i institucioneve kompetente rezultoi me një numër të madh të cilët ndodhen në izolim. Aty ka edhe mjekë. Masat që për çdo ditë Filipçe lavdërohej në konferenca për shtyp u treguan se janë farsë dhe se nuk zbatohen si duhet”, theksoi Stojanoska.

Ajo kërkoi nga Qeveria që t’i shqyrtojë dhe pranojë katër masat urgjente të OBRM-PDUKM-së për coronavirusin./Telegrafi/