Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM do të ngrit padi penale kundër Rashkovskit

OBRM-PDUKM paralajmëroi se do të ngrisin padi penale kundër sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashovski, i cili akuzohet se në audio-incizime dëgjohet ai ku kurdisën tender në vlerë prej shtatë milionë eurove.

Nga opozita maqedonase kërkojnë edhe dorëheqjen e tij, për shkak se, siç thonë nga OBRM-PDUKM, është një ndër skandalet më të mëdha të pushtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga LSDM u përgjigjën dhe akuzon OBRM-PDUKM-në se po merret me lajme të rreme. LSDM u shpreh se në bisedën e incizuar që u publikua në disa portale nuk bëhet fjalë për manipulim në procedurë tenderuese dhe se qëllimisht nuk është publikuar e gjitha.

Lexo po ashtu Të martën Rashkovski nëpërmjet një konference për shtyp do të përgjigjet për audio-incizimet

Edhe Rashkoski u përgjigj ndaj akuzave të partisë opozitare maqedonase duke thënë se ai në konferencë për shtyp do të deklarohet për këtë rast të martën./Telegrafi/

Exit mobile version