Telegrafi

OBRM-PDUKM: Të merr fund përndjekja politike e anëtarëve tanë

OBRM-PDUKM-ja ka reaguar ndaj vendimit gjyqësor për vazhdimin e paraburgimit për deputetët dhe aktivistët e saj të arrestuar për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë, natën e 27 prillit të këtij viti.

Sipas tyre, gjyqi është vënë në funksion të padrejtësisë për rast të fabrikuar. Kjo parti konsideron se gjyqit i iku mundësia që të vendosë në bazë të ligjit dhe fakteve, por tregoi se është zbatues i verbër i urdhërave të tjetërkujt.

OBRM-PDUKM-ja konsideron se në interes të demokracisë dhe shtetit të së drejtës, siç thonë, kjo përndjekje duhet të merr fund./Telegrafi/