Deputetja e OBRM-PDUKM-së, Blagica Lasovska njofton se OBRM-PDUKM do të mbështesë interpelancën dhe do të votojë pro kësaj interpelance ndaj kryetares së Komisionit Parlamentar për Politikë Sociale, Demografi dhe Rininë, Ilire Dauti.
Lasovska theksoi se interpelanca e Ilire Dautit është për shkak të punës problematike që po e pengon punën e komisionit.
“Në vetë shpjegimin e interpelancës thuhet se Ilire Dauti është tërësisht joprofesionale, antikushtetuese, arbitrare, e njëanshme, madje do të thoja problematike, duke e penguar punën e këtij komisioni”, theksoi Lasovska./Telegrafi/