Telegrafi

OBRM-PDUKM: Do të ketë përgjegjësi për marrëveshjen me Bechtel & Enka

 

OBRM-PDUKM-ja opozitare gjatë ditës së sotme në Kuvend parashtroi pyetje nëse deri në 6 maj shteti do të paguajë 53 milionë euro në formë dënime dhe pse marrëveshja me Bechtel & Enka mbahet në fshehtësi. Po ashtu nga e njëjta parti u parashtruan pyetje se kush do të mbajë përgjegjësi për detajet kundërshtuese në marrëveshje.

Deputeti Bojan Stojanovski parashtroi pyetje në lidhje me kompensimin e objekteve pa leje që ndodhen rreth korridorit si dhe për dispozitën ligjore që të niset me punë pa përfunduar procedurat ligjore gjatë eksproprijimit. Sipas deputetit Stojanovski, zv.kryeministri Artan Grubi i cili është edhe koordinatori i kësaj marrëveshje, do të shkojë në burg për një marrëveshje të tillë.

“Pse Grubi çuditet? Le të dalë dhe të përgjigjet kush dhe pse ka propozuar një zgjidhje ligjore, të parashtrojë ligj që është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe më pas, me vetëdije është pajtuar që të paguajë dënime të mëdha. Kjo është pyetje, ndërsa për të gjitha çështjet tjera, ti do të jesh i pari që do të shkojë në burg kur për këtë marrëveshje”, u shpreh deputeti Bojan Stojanovski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kryeministri Kovaçevski mbrojti projektin për ndërtimin e autostradave duke thënë se asgjë nuk është sekrete dhe për çdo denar të shpenzuar do të dihet ku ka shuar.

“Marrëveshja me Bechtel & Enka nënkupton privatësi dhe besim. Kjo është në çdo marrëveshje të nënshkruar ku çdo Qeveri me cilëndo kompani multinacionale dakordohen që disa pjesë duhet të jenë të besueshme”, u shpreh Kovaçevski./Telegrafi/