Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM do të kërkojë anulimin e regjistrimit të popullsisë për vitin 2021

Sot do të ketë takim të ri në mes pushtetit dhe opozitës për ligjin për regjistrim.

Regjistrimi nuk duhet të shfrytëzohet për qëllime politike dhe të bëhet mjet kalkulimi në mes partive. Këtë e pamë se nuk ishte e mirë, tha Ilija Dimovski nga OBRM-PDUKM në konferencë për shtyp të mbajtur në Kuvend.

Dimovski gjithashtu kujtoi se “regjistrimin askush nuk duhet ta marrë si frikë ose mburrje për përfitime ose humbje të të drejtave qytetare”.

OBRM-PDUKM do të kërkojë që regjistrimi të bëhet në vitin 2021 që të ketë kohë të mjaftueshme për përgatitje. Në lidhje me ligjin, ai tha se, duhet të definohet se çka është popullsi rezidente, saktësisht të numërohen dokumentet e identifikimit.

“Siç është tani e propozuar, një person mund të jep të dhëna dhe për persona të cilët jetojnë në 10 shtëpi të ndryshme”, tha Dimovski./Telegrafi/

Exit mobile version