Telegrafi

OBRM-PDUKM: Të gjitha vendet e Ballkanit gjatë ditës së djeshme kishin 45 të infektuar, në Maqedoni kishte 89

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-sv thuhet se “Kroacia, Bullgaria, Greqia, Shqipëria, Sllovenia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi bashkërisht kanë dyfish më pak të infektuar me coronavirus se sa Maqedonia”.

Sipas tyre, ky është kapitullim i sistemit dhe moskujdes ndaj shëndetit dhe jetës së qytetarëve, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Normaliteti i ri i Zoran Zaevit dhe LSDM-së është 89 të infektuar dhe 7 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit. Ky bilanc i të hënës së kobshme është rezultat i paaftësisë së qeverisë së Zaev dhe diktati politik që po e bëjnë autoritetet shëndetësore”, shprehen nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se Maqedonia është në krye me numrin e të infektuarve në një milion banorë por poashtu jemi në vend të parë te vdekjet që vinë nga coronavirusi dhe se edhe krahas kësaj, Zaev dhe LSDM, thonë nga OBRM-PDUKM, në vend që të mendojnë për shëndetin e qytetarëve ata bëjnë fushatë dhe flasin për datë për zgjedhje.

“Dihet qartë arsyeja pse duan zgjedhje, duan dalje më të vogël që disfata e tyre të jetë më e vogël. Në kushte kur gjysma e LSDM-së dhe Qeverisë ndodhen në vetizolim, ata po bindin opinionin me afishet partiake se kanë fituar epideminë e coronavirusit. Kjo dëshmon se sa të ndarë janë nga realiteti. Shëndeti i qytetarëve nuk është prioritet i tyre, por prioriteti i tyre është shpëtimi i karrierës politike të Zoran Zaevit”, shprehen nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/