Telegrafi

OBRM-PDUKM: Do të fitojmë në zgjedhjet e 12 prillit

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, nëpërmjet një kumtese për media thotë se në zgjedhjet e 12 prillit do të arrijnë fitore dhe do të formojnë qeverinë e re.

Ata thonë se inovacionet, investimi në arsim dhe kulturë janë segmente që duhet të jenë motor i lëvizjes së shtetit.

“Para qytetarëve zotohemi për ripërtëritje që do të përfshijë ndërtimin e 20 shkollave dhe rikonstruimin e së paku 50 të tjerave. Me këtë projekt do të mundësohen kushte për punë, gjegjësisht ndjekja e mësimit në kushte më të mira”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata thonë se do të angazhohen edhe për rritje të pagave të mësimdhënësve.

“Pas 12 prillit do të ketë energji të re, shpresë dhe dinjitet, punë dhe kujdes të vërtetë për qytetarët”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/