Telegrafi

OBRM-PDUKM të dielën protesta në Kërçovë, fton qytetarët të marrin pjesë

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media ju bën thirrje qytetarëve që t’i bashkëngjiten në protestat e së dielës në Kërçovë të cilat do të fillojnë në orën 13:00.

Nga kjo parti thonë se “LSDM-ja i nënvlerëson qytetarët, duke menduar se krimin mund ta mbulojnë me ndarje të popullit”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Aleanca e udhëhequr nga Zoran Zaev mashtrohet kur mendon se mund të bind dikë se puna e tyre kriminale është sipas standardeve evropiae. LSDM-ja nuk mund të manipulojë se vlerë evropiane është ndarja e tenderëve milionësh për firma pa përvojë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se për të arritur vlerat evropiane, është e nevojshme që LSDM dhe Zoran Zaev të largohen nga pushteti, pasi sipas tyre, vetëm atëherë shteti do të shkojë përpara./Telegrafi/