OBRM-PDUKM-ja ka reaguar ndaj vandalizimit të sërishëm të Shtëpisë së Alfabetit në Manastir, duke e konsideruar si rast të izoluar dhe që duhet të dënohen kryerësit e këtij akti, përcjell Telegrafi Maqedoni.
OBRM-ja thotë se duhet që të pengohen keqpërdorimet eventuale të këtij rasti për qëllime partiake dhe politike. Kjo parti u bën thirrje organeve përgjegjëse që ta ndriçojnë rastin në fjalë dhe personat përgjegjës të sanksionohen.
Njiherit, OBRM-ja konsideron se ruajtja e historisë dhe kulturës së popujve është e drejtë shoqërore dhe element i rëndësishëm për një shoqëri shumëetnike./Telegrafi/