Telegrafi

OBRM-PDUKM: Të arrestuarit për 27 prillin, më herët nuk kanë bërë asnjë shkelje

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM vazhdon të reagojë për të arrestuarit, të cilët dyshohen për përfshirje në ngjarjet e 27 prillit, mes të cilëve ka edhe deputet të tyre.

OBRM-PDUKM përmes një kumtese thekson se Durlovski, Ilievski, Jovanovski, Çavkov, Damovski dhe të tjerët nuk janë terroristë dhe më herët nuk kanë bërë asnjë shkelje, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Paraburgimet për patriotë janë provë se Maqedonia është shteti i vetëm që aspiron për BE, në të cilin përgatiten akuza politike. Artisët, deputetët dhe zyrtarët policorë më herët nuk kanë kryer asnjë shkelje. Gjëja e vetme për të cilën populli i njeh, është lufta e tyre për Maqedoninë”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/