Telegrafi

OBRM-PDUKM sulmon kryetarin e Komunës Qendër

OBRM-PDUKM-ja përmes një komunikate ka akuzuar kryetarit e Komunës Qendër në Shkup, Andrej Zhernovski, për të cilin thonë se nuk interesohet fare për qytetarët edhe problemet e tyre, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Qytetarët e Komunës Qendër në zgjedhjet e ardhshme lokale do vendosin fundin e kësaj pune të shthurur dhe të papërgjegjshme të Andrej Zheronvskit. Ai e ka harruar programin e tij parazgjedhor dhe premtimet që i bëri. Në mandatin e tij shumë herë ka treguar se qytetarët dhe problemet e tyre nuk janë të rëndësishëm për të”, deklaroi Ilija Iliovski, nga OBRM-PDUKM-ja.

Ai tha se përderisa Zhernovski ka organizuar festa të shtrenjta, qytetarët nuk kanë shkolla, kopshte, rrugë të rregulluara dhe parkingje./Telegrafi/