Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Me sukses po realizohet projekti për rekreacion të pensionistëve

Svetllana Kollariq nga OBRM-PDUKM-ja sot në një konferencë për shtyp deklaroi se qeveria e udhëhequr nga OBRM-PDUKM-ja nga viti 2010 me sukses e realizon projektin falas për rekreacion dhe banjë për pensionistët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qeveria e udhëhequr nga OBRM-PDUKM-ja nga viti 2010 me sukses e realizon projektin falas për rekreacion dhe banjë për pensionistët. Vazhdon aplikimi për shfrytëzuesit e rinj, i cili do të zgjatë deri më 20 shkurt, ku këtë vit do të përfshihen 5,500 pensionistë. Të drejtë në këtë projekt kanë gjithë shfrytëzuesit e prensioneve dhe mund ta shfrytëzojnë menjëherë nga gjysma e dytë të muajit maj deri në nëntor”, deklaroi Kollariq.

Ajo gjithashtu tha se interesimi i deritanishëm i pensionistëve është vetëm një fakt shtesë për suksesin e këtij projekti dhe theksoi se ky projekt do t vazhdojë të realizohet edhe në katër vitet e ardhshëm./Telegrafi/

Exit mobile version