Telegrafi

OBRM-PDUKM: Sugarevski në tre mujorin e parë ka realizuar vetëm 10.9 për qind të projekteve

Është koha që Goran Sugareski dhe qeveria e LSDM-së të ndalojnë pëshpëritjet me pendët e dikujt tjetër dhe projektet që filluan dhe përfunduan në kohën e OBRM-PDUKM-së, reagojnë sot nga partia opozitare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga atje thonë se në vend të takimeve me kryetarët e komunave dhe promovimit të projekteve të OBRM-PDUKM-së, ministri për transport dhe lidhje, duhet ti përvesh krahët dhe të kapet për punën.

Nga OBRM-PDUKM thonë se tregues më i mirë i dështimit të Sugarevskit është realizimi katastofik i investimeve kapitale, që në tre mujorin e parë për vitin 2018 arritën vetëm 10.9 për qind. /Telegrafi/