Partia opozitare OBRM-PDUKM ka vazhduar të kritikojë zyrtarë të partisë qeveritare LSDM për punën e bërë.
Këtë herë partia e Hristijan Mickoskit ka kritikuar ministrin e Transportit dhe Lidhjeve në Maqedoni, Goran Sugareski duke e akuzuar për përvetësim të projekteve që kjo parti i ka fituar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
”Mjetet për rrugën Rankovce-Kriva Pallanka, ndërtimi i linjës së tretë nga Kriva Pallanka deri në Deve Bair, rikonstruimi rrugëve rajonale nga Kumanova në Sveti Nikole dhe rrugë tjera që i prezenton Sugareski, janë projekte që në i kemi filluar dhe këto mjete janë fituar me shumë punë nga ish-kryetarët e partisë sonë” thonë nga OBRM-PDUKM.
Nga OBRM-PDUKM akuzojnë Sugareskin se po pengon lëshimin në përdorim të rrugës Demir Kapija-Smokvica. /Telegrafi/