Telegrafi

OBRM-PDUKM: Struktura parapolicore të LSDM-së po ndjekin zyrtarët tonë të lartë

OBRM-PDUKM ka akuzuar sot se struktura parapolicore të LSDM-së, ilegalisht po ndjekin zyrtarë të lartë të partisë më të madhe opozitare. Zëdhënësi Dimçe Arsovski tha se funksionarët ndiqen me telefon dhe fizikisht, ndërsa operacioni kryhet përmes dy agjencive të sigurisë. Përgjimi dhe ndjekja ilegale ai tha se është kryer me urdhër të LSDM-së dhe ish kryeministrit Zoran Zaev.

“Për këtë ekzistojnë dëshmi dhe kjo do të dëshmohet në dy mënyra. Menjëherë pasi të formohet përbërja e re parlamentare dhe shumica e udhëhequr nga OBRM-PDUKM do të dorëzohet kërkesë te komisionet kompetente parlamentare të cilat do të duhet të bëjnë mbikqyrje në këto dy agjenci dhe të dëshmojnë ndjekjen e udhëheqësisë së OBRM-PDUKM-së dhe do të dorëzohen padi adekuate penale deri te Prokuroria Publike me dëshmi adekuate të cilat do të deponohen dhe do të duhet të zbardhin të vërtetën për këtë ndjekje ilegale parapolicore nga dy agjencitë në Republikën e Maqedonisë të drejtuara nga Zoran Zaev dhe LSDM. Për momentin organet e drejtësisë janë të robëruar nga tras tras gjyqësori e cila udhëhiqet drejtpërdrejtë nga avokati i Zaevit, Filip Medarski”, tha Arsovski.

OBRM-PDUKM ka paralajmëruar personat e involvuar në këtë operacion se pas ardhjes së tyre në Qeveri të gjithë do të japin përgjegjësi, ndërsa shtojnë se LSDM dhe Zaev nuk do të mund t’i mbrojnë./Telegrafi/