Telegrafi

OBRM-PDUKM: Spasovski suspendon policë profesionistë

OBRM-PDUKM-ja ka reaguar ndaj konferencës së ministrit të punëve të brendshme, Oliver Spasovski, i cili tha se janë suspendua disa policë nga MPB, për shkak të sjelljes së tyre gjatë dhunës në Kuvend më 27 prill. Nga OBRM-PDUKM thonë se, LSDM-ja ka suspenduar dhe ka larguar nga puna policë profesionistë duke bërë partizim brutal të institucioneve dhe duke lënë hapësirë për të dëgjueshmit e partisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Partia e Gruevskit e quan dyfytyrësi veprimin e ministrit të brendshëm Oliver Spasovski i cili, sipas tyre, nuk ka suspenduar asnjë të punësuar të policisë që gjatë vitit të kaluar ka ndihmuar në shkatërrimin e zyrës së Presidentit Gjorge Ivanov.

“Prokuroria Publike nuk guxon të nënshtrohet ndaj presioneve dhe kërcënimeve të LSD-së dhe duhet të vazhdojë të veprojë në mënyrë profesionale. Kërkesat e Zaevit për ndryshimin e prokurorit publik, qëllim të vetëm kanë fshehjen e krimit të tij dhe instalimin e një të dëgjueshmi që do të zbatojë urdhrat e tij politike” – thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/