Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka akuzuar Dimitar Kovaçevskin, Stevo Pendarovskin dhe Oliver Spasovskin se e kanë shndërruar Maqedoninë në Kolumbi.
Nga OBRM-PDUKM thonë se “Spasovski, Kovaçevski dhe Pendarovski janë fotografuar me kriminelët të cilët vriten ditët e fundit”.
“Këto vrasje çojnë te LSDM-ja. I vrari mbrëmë është gjetur nga vëllai i policit emri i të cilit përmendet në strukturën e kompanisë që shet qymyr në EMV dhe TEC Manastir. Dhe është sekret publik që EMV dhe TEC janë minierat e arit ku majat e LSDM dhe BDI nxjerrin para”.
“Koalicioni i LSDM-së me krimin vazhdon dhe do të jetë këtu deri në rënien përfundimtare të kësaj qeverie më 8 maj. Tani shohim pasojat e koalicionit shtatëvjeçar të SDS-së me mafian. Të shtënat në rrugë dhe vrasjet do të mbeten përgjithmonë simbol i kohës kur SDS drejtonte vendin. Me të drejtë populli thotë se nuk kemi shtet, është koha ta kthejmë”, thuhet në njoftimin e partisë.