Telegrafi

OBRM-PDUKM: Soros dhe LSDM janë duke zhvilluar fushatë të përbashkët kundër OJQ-ve

OBRM-PDUKM sot përsëri ka akuzuar se SOROS dhe LSDM po udhëheqin fushatë kundër sektorit joqeveritar i cili lufton për desorosoizimin, njofton AIM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Fushata e cila sipas porosisë së tyre kundër sektorit të vërtetë joqeveritar e udhëheqin okupatorët dhe shkatërruesit e nismave qytetare edhe një herë doli në pah për shkak të pakujdesisë së organizatave joqeveritare sorosoide në shërbim të LSDM-së. LSDM dhe Soros paguajnë e-maile nga adresa e njëjtë, në të cilat me padi u kanosen të gjithë atyre të cilët do të guxojnë t’u kundërvihen mënyrave të tyre totalitare të praktikimit të kuazi qytetarisë”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Që atje theksojnë se desorosoizimi ka filluar dhe se ky proces i duhet Maqedonisë. /Telegrafi/