Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM sonte thur dhe dorëzon listën e deputetëve

Anëtarët e OBRM-PDUKM-së prej në mëngjes gjenden në selinë e partisë, ku sipas burimeve partiake do të flitet për dërgimin e listave me kandidat për deputet deri te Komisioni Shtetëror Zgjedhor.

Përndryshe sonte në mesnatë skadon afati për dërgimin e listave të kandidatëve për deputet deri te Komisioni Shtetëror Zgjedhor. Nëse nuk arrin asnjë listë kandidatësh, Komisioni ka vetëm një mundësi, që ta konstatoje gjendjen e tillë, transmeton TetovaSot.

Për momentin nga Lëvizja Popullore për Maqedoni paralajmëruan se sot në orën 13 do të dërgojnë listat për kandidat për deputet. Gjendja e krijuar nuk është e parapa në Rregulloren Zgjedhore.

Nga KSHZ thuan se nëse realizohet skenari, asnjë parti të mos dërgoje lista të kandidatëve për deputet, do të konstatohet gjendja, me vërejtje se nuk mund që të mbahen zgjedhjet pa kandidatët për deputet, pas së cilës topi do të hedhet në duart e Parlamentit./Telegrafi/

Exit mobile version