Telegrafi

OBRM-PDUKM: Sistemi shëndetësor ka kapitulluar

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka lëshuar akuza në drejtim të pushtetit në lidhje me ballafaqimin me coronavirusin.

Nga kjo parti thonë se sistemi shëndetësor dhe arsyeja kanë kapitulluar pranë politikës.

“Më 14 prill, janë diagnostikuar 26 persona me Kovid-19. Në Pashkët u diagnostikuan 37 pacientë të rinj dhe vetëm dy ditë më parë, u diagnostikuan 40 të infektuar. Një muaj më parë, për Pashkët, Zaev, Filipçe dhe qeveria e shpallën karantinën më të gjatë katër-ditore, ndërsa tani me të njëjtat numra po heqin të gjitha masat dhe rekomandojnë zgjedhje. Masat shëndetësore të Filipçes dhe pushtetit të LSDM-së po përjetojnë dështim”.

“Maqedonia është akoma vendi i vetëm në rajon ku epidemia e koronës, në vend që të zbehet, shënon ende ekuilibra të zi. Në 24 orët e fundit në Maqedoni, janë 16 të infektuar të rinj dhe tre persona që kanë vdekur nga koronavirusi”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se me LSDM-në në pushtet ka ardhur regjim, hibrid, krim dhe varfëri./Telegrafi/