Telegrafi

OBRM-PDUKM: Sistemi shëndetësor është pranë kolapsit

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “që kur LSDM është në pushtet sistemi shëndetësor është pranë kolapsit”.

“Për shkak kësaj OBRM-PDUKM kur do të vijë në pushtet do të ofrojë masa reale përmes së cilave sistemi shëndetësor do t’i kthehet normalitetit”,shprehen nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se me ardhjen e tyre në pushtet do të ketë barna falas për grupet e rrezikuara si dhe heqjen e recetave dhe shërbime vetëm përmes letërnjoftimit.

“Kjo nënkupton digjitalizim të plotë të recetave, udhëzimeve, raportimeve dhe rezultanteve. Digjitalizimi i njësive radiologjike, ndërlidhja e tyre me të vetmen qendër që të shkurtohen procedurat dhe t’u lehtësohet sistemi shëndetësor i qytetarëve. Sistemi do të digjitalizohet në të gjitha pjesët, nga marrja e recetave elektronik te mjeku amë, deri te marrja e raporteve mjekësore”, shprehen nga kjo parti.

Sipas tyre, pas 12 prillit, OBRM-PDUKM do të formojë Qeveri që dp të ndihmojnë në përmirësimin e sistemit shëndetësor./Telegrafi/