Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Sistemi i drejtësisë është nën kontroll të plotë nga pushteti

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, vlerëson se sistemi i drejtësisë është nën kontroll të plotë nga pushteti.

Nga kjo parti theksojnë se kryeministri Zoran Zaev është vendosur mbi sistemin e drejtësisë dhe përmes Prokurorisë Speciale, tregon aktgjykimet para se të vendos gjykata, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ky është fakt absolut se gjyqësori është nënkontrll të plotë nga Zoran Zaevi. Ai që në shkurt të 2016 në mitinge partiake të LSDM-së njoftoi se PSP do të fillojë me hetime dhe paraburgime të kundërshtarëve të tij politik”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se qytetarët ditëve të fundit kanë parë se sa kushton një aktakuzë politike e porositur./Telegrafi/

Exit mobile version