Në kumtesën e partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se “në pajtim me nenin 68 paragrafi i 4 nga Rregullorja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, seanca e Kuvendit zgjat nga 11:00 deri në ora 18-00 përveç nëse me letër Kryetari i Kuvendit nuk vendos ndryshe”.
Ata shtojnë se deri në ora 18:30 nuk kanë marrë asnjë njoftim dhe për këtë shkak për ato, seanca e sotme ka mbaruar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Grupi i deputetëve apelon deri tek institucionet kompetente, posaçërisht deri te Prokuroria Publike, të interesohen për të thënat në disa media se gjatë ditës ndaj disa deputetëve në Kuvend u është bërë presion dhe përmes kanosjeve, apo ofertave të ndikojnë në votimin e ndryshimeve kushtetuese”, thuhet në kumtesën e partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM.
Grupi i deputetëve të OBRM-PDUKM-së dhe koalicioni njëherit potencojnë se asnjë në Kuvend, as edhe nga jashtë nuk guxon të bëj presione ndaj deputetëve./Telegrafi/