Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “Qeveria kriminale zhvatëse e LSDM dhe Zaevit e çoi shtetin në fund të Evropës dhe botës sipas indeksit të korrupsionit”.
“Në listën e ‘Transparency International’, Maqedonia ndodhej në vendin e 106-të, bashkërisht me shtetin e Mongolisë dhe Bregut të Fildishtë”, thonë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ata shtojnë se ky fakt flet se qeveria e udhëhequr nga i amnistuari Zaev dhe Spasovski mbron krimin dhe po fundoset në korrupsion të niveli më të lartë.
Sipas tyre, ulja prej 13 vendeve e Maqedonisë në indeksin për korrupsion, vërteton faktin se problemi me krimin, korrupsionin dhe zhvatjen po eskalon ndërsa institucionet nuk reagojnë për shkak të trysnisë së pushtetit./Telegrafi/