Telegrafi

OBRM-PDUKM: Shtyrja e zgjedhjeve do të thotë krizë e re politike

Zoran Zaev nuk duhet të ik nga zgjedhjet. Shtyrja e zgjedhjeve vetëm do të na zhytë në krizë politike dhe apati ekonomike, thuhet në deklaratën e OBRM-PDUKM-së.

Nga atje theksojnë se Maqedonia po fundoset në çdo fushë. Transparency International e ka shpallur Maqedoninë e udhëhequr nga Zaevi si vendim më të korruptuar në Evropë.

“Për shkak të partizanizmit dhe krimit të Zaevit, e njohura “Ekonomist” Republikën e Maqedonisë e ka vlerësuar si një regjim hibrid, i cili është një vlerësim jashtëzakonisht katastrofik i sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës. Me LSDM-në në pushtet mbi 500.000 qytetarë janë duke jetuar në skaj të varfërisë ndërsa çdo i treti në vend ka probleme të sigurojë ekzistencën themelore”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje shtojnë se me Zoran Zaev në krye të shtetit të Maqedonisë është vendin e tretë në botë për numrin e të rinjve të papunë./Telegrafi/