Trajçe Dimkov nga OBRM-PDUKM-ja, sot në një konferencë për shtyp paralajmëroi se partia e tij do të ndërtojë Qendër Klinike të re në qytetin e Shtipit, me të cilin sipas tij do të përfitojnë mbi 200 mijë qytetarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Objekti do të zë hapësirë prej 34 mijë metër katrorë. Ky objekt do të funksionojë me standardet e larta evropiane për punë. Do të posedojë sistem të menaxhimit të energjisë elektrike”, deklaroi Dimkov.
Ai gjithashtu tha se ky spital do të sjell punësime të reja në Maqedoni./Telegrafi/