Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media kërkon nga qeveria që t’i angazhojë të gjitha kapacitetet për t’i sanuar dëmet shëndetësore dhe ekonomike nga përhapja e coronavirusit.
“Zoran Zaevi nuk guxon të përdorë zgjidhjen më të thjeshtë dhe më të dhimbshme, e ajo është që të godasë në xhepin e më të varfërve. Ulja e pagave të punëtorëve pagë minimale për të gjithë administratën do të nënkuptonte që një familje katër anëtarëshe e cila deri më tani mezi kishte lidhur fundin me fundin dhe nuk ka mundur të kursejë mjete, tani nuk do të mund as të ushqehet”.
“Numri i të sëmurëve nga xoronavirusi në Republikën e Maqedonisë vazhdimisht po rritet, tashmë kemi edhe viktimën e parë, ndërsa qeveria po merret vetëm me atë se si të fitojë pikë politike përmes konferencave boshe për media në të cilat nuk ofrohet kurrfarë dalje ose zgjidhje”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Sipas tyre, punonjësit shëndetësor janë në vijën e parë të zjarrit dhe atyre iu nevojitet mbrojtje më e madhe./Telegrafi/