Telegrafi

OBRM-PDUKM: Shteti huazoi 82 milionë euro, në vend të 67 milionëve të parashikuara

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media i akuzon Zoran Zaevin dhe Nina Angellovskën se e fusin shtetin në borxh pa bazë.

Nga OBRM-PDUKM thonë se Ministria e Financave ka huazuar 82 milionë euro, në vend të 67 milionëve të parashikuar në fillim, apo 15 milionë më tepër.

““Në çka do të shpenzohen ato 15 milionë euro është e paqartë, njëjtë siç nuk është e qartë ku përfundojnë edhe paratë tjera nga kredia. Edhe pse niveli i borxhit publik rrite çdo ditë, shteti nuk ka lëvizur nga pika e vdekur. Nuk ka investime, nuk ka projekte”, theksohet në kumtesë.

Ata shtojnë se rritja në mënyrë rapide para zgjedhjeve inicon vetëm në korrupsion zgjedhor, të cilën sipas tyre, pushteti tashmë e bën./Telegrafi/