Telegrafi

OBRM-PDUKM: Shteti dhe qytetarët vetëm po varfërohen

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se për çdo ditë që kalon shteti dhe qytetarët po varfërohen.

Kjo parti akuzon pushtetin se në vend që paratë të kthehen tek qytetarët, ata shkojnë tek qeveritarët, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Duhet që LSDM sa më shpejtë të largohet, që shteti të ecë përpara. Me LSDM-në në pushtet na pret vetëm varfëri dhe shkatërrim ekonomik. Errësira nuk duhet të na bëhet përditshmëri. Maqedonia meriton të shkojë përpara”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata gjithashtu shtojnë se në zgjedhjet e radhës do të arrijnë të korrin fitore dhe ta largojnë LSDM-në nga pushteti./Telegrafi/