Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM shqyrton kthimin në punimet e Kuvendit të Maqedonisë

Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, është në koordinim me deputetët, konfirmon për TV 24 një zyrtar i lartë i partisë.

Në agjendën e opozitës është një debat për kthimin në Kuvend, pasi Gjykata e Lartë paraburgimin e Kërsto Mukoskit dhe Sashes Vasilevskit e zëvendësoi me arrest shtëpiak, citon Telegrafi Maqedoni.

Sipas të njëjtit zyrtar, vendimi i udhëheqjes së partisë dhe grupit të deputetëve, për të qenë konkret duhet ta konfirmojnë edhe organet tjera të partisë, Komiteti Ekzekutiv dhe Komiteti Qendror, të cilët priten të takohen të dielën.

Përveç koordinimin për kthimin në Kuvend, deputetët do të diskutojnë edhe për bisedime me qeverinë për grupet e reformave ligjore. Bisedimet me LSDM-në, do t’i lajmërojnë kolegët se në cilën fazë janë./Telegrafi/

Exit mobile version