Telegrafi

OBRM-PDUKM: Shoqëria është e ndarë si asnjëherë më parë

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media akuzon pushtetin se ka rrënuar shtetin e Maqedonisë. Ata thonë se shoqëria si asnjëherë më parë është e ndarë.

Nga OBRM-PDUKM thonë se shteti po zhytet në korrupsion dhe se tenderët kriminele janë bërë valutë e pagesës së LSDM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ekonomia është para kolapsit, realizimi i investimeve kapitale ka pasur përqindje katastrofale prej 65 për qind, ndërsa rritja ekonomike prej 2 për qind, kurse premtuan 5 për qind”.

“Pushteti për çdo ditë i zhytë qytetarët, ndërsa Ministria e Financave thekson se borxhi publik e ka kaluar kufirin prej 50 për qind”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/