Telegrafi

OBRM-PDUKM: Shkupi gjatë festave duket si Kabulli

 

Partia maqedonase OBRM-PDUKM shprehet se Shkupi gjatë festave të fundvitit duket si Kabulli nën udhëheqjen e talebanëve.

“E vetmja gjë që dëshiron Danella Arsovska janë 11 milionë për produksion privat të incizojë spote, propagandë e pastër. Për çka incizojnë spote? Për Shkupin që duket si Kabulli nën udhëheqjen e talebanëve, për borxhin prej një milion e gjysmë ndaj transportuesve, për kaosin në komunikacion:, u shpreh Naum Stoilkovski nga OBRM-PDUKM.

Sipas tij, Arsovska kërkon 11 milionë denarë për konferenca shtypi për produksion privat për aktivitete mediatike.

Kujtojmë se OBRM-PDUKM edhe pse mbështeti kandidaturën e Arsovskës, prishi koalicionin gjatë këtij viti për shkak të mospajtimeve mes Mickoskit dhe Arsovskës./Telegrafi/