Telegrafi

OBRM-PDUKM: A shkojmë me zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Mbrëmë anketa e Televizionit Telma dhe Qendrës së Maqedonisë për bashkëpunim ndërkombëtar (QMBN) ka ndryshuar mendimin dhe pozicionet e partive politike për të ardhmen politike. Edhe pse nuk i kanë pranuar rezultatet, nga OBRM-PDUKM thonë se e inkurajojnë LSDM që ta provojnë veten në zgjedhje të parakohshme parlamentare, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Vetëm kështu mund të maten forcat dhe të hiqen dilemat. Anketa nuk është e pranueshme për ne pasi të njejtit njerëz me pyetje të njejta, një muaj më herët publikuan një anketë me rezultate tjera. A jeni të gatshëm të mateni me zgjedhje?” thonë nga OBRM-PDUKM.

Përndryshe, në pyetjen “Sa jeni të kënaqur me punën e Qeverisë në 100 ditë e para”, 58.9 për qind nga të anketuarit janë përgjigjur se janë të kënaqur, 43.9 për qind se nuk janë të kënaqur ndërsa 6.2 për qind kanë dhënë përgjigjen ‘nuk di’ ose kanë refuzuar të përgjigjen. /Telegrafi/